Shembet ura bashkë me makinat në Vietnam, 13 të zhdukur

9 Shtator 2024 | 16:31

Një urë e frekuentuar në Vietnamin verior është shembur pas tajfunit të madh Yagi, duke zhytur 10 makina dhe dy skutera në lumin Kuq.

‘‘Të paktën tre persona janë shpëtuar deri më tani dhe 13 janë të zhdukur pas shembjes së urës Phong Chau në provincën Phu Tho”, bëri me dije zëvëndëskryeministrja Ho.

Një pjesë e strukturës së urës  375 metra është ende në këmbë dhe ushtria është udhëzuar të rindërtojë urën.

Yagi, stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit, ka vrarë më shumë se 60 njerëz, duke sjellë erëra të forta deri në 203 km/h.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të vendit njoftoi se ‘‘të paktën 44 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet’’.

Më shumë se 240 persona janë të plagosur, ndërsa rreth 1.5 milionë janë ende pa energji elektrike.

Afro 50,000 njerëz janë evakuuar nga qytetet bregdetare në Vietnam, ndërsa autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për të qëndruar brenda ambienteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026