Shemsi Premçi: Revolucioni bëhet me revolucionarë, jo me ish-ministra të PD

11 Janar 2022 | 21:19

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Premci tha për protestën e 8 janarit para selisë së PD-se i ngjante më shumë një revolucioni borgjez, e jo demokratik.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Premçi tha se në protestë morën pjesë ish-ministra të cilët ai thotë se janë aksionerë në kompanitë e oligarkëve.

Por revolucioni, sipas Premçit, nuk mund të bëhet me njerëz të pasur.

“Revolucioni nuk bëhet me borgjezë. Ish-ministrat e qeverisë së PD-së janë aksionerë të kompanitë oligarkë, ndaj nuk mund të vijnë të bëjnë revolucion”, u shpreh Premci.

Shemsi Premçi tha se Partia Demokratike nuk ka qeverisur me personat që e sollën në pushtet me revolucion.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026