Shëndetësi: Temperaturat e ulta shtojnë rrezikun e atakut në zemër

12 Janar 2026 | 18:44

Ulja e ndjeshme e temperaturave në shumë vende disa gradë nën zero, shton edhe rrezikun për atak në zemër.  I ftohti sipas ekspertëve vendos nën presion zemrën dhe ngushton enët e gjakut. Kardiologu Ermir Tafaj gjatë një interviste për Euronews Albania, pohoi se më të rrezikuar janë pacientët që kanë probleme të zemrës.

Në këto kushte, mjeku apelon që të bëhet kujdes nga të gjithë pacientët me problem të zemrës dhe enëve të gjakut.

Por, edhe ata që besojnë se janë të shëndetshëm, dhe nuk kanë kryer ekzaminime së fundmi duhet të bëjnë kujdes, veçanërisht në momentet që punojnë në të ftohtë dhe sforcohen.

Kardiologu rekomandon që të mos neglizhohet asnjëherë një dhimbje gjoksi, e cila mund të zgjas qofte edhe pak sekonda dhe pushon në momentin që ndalojmë punën apo futemi në mjedise të ngrohta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve

Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në...
16:54 | 04/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës

Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar...
18:41 | 03/07/2026