Shënohet rekordi i pasagjerëve që udhëtuan brenda një dite në SHBA
25 Maj 2024 |
19:20
Shtetet e Bashkuara regjistruan të premten numrin më të lartë të pasagjerëve që udhëtuan me linja ajrore në një ditë të vetme, 2.95 milionë pasagjerë.
Shifra rekord e udhëtarëve vjen ndërsa amerikanët kanë mundësi të shfrytëzojnë një fundjavë të gjatë, pasi në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e të Rënëve, në nderim të atyre që kanë dhënë jetën në shërbim të vendit.
Dita e të Rënëve është gjithashtu një ditë optimizmi, që shënon fillimin e sezonit të verës në Shtetet e Bashkuara.
Javën e kaluar, një grup që përfaqëson kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA tha se parashikon një rekord udhëtarësh gjatë verës, rreth 271 milionë pasagjerë, 6.3 për qind më shumë se vitin e kaluar
Lajme të Sugjeruara
Erdogan dhe Rutte kapen dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja merr vëmendje publike
Një fotografi e publikuar nga Presidenca e Turqisë gjatë Samitit të NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare. Në imazh...
Kanadaja do të blejë 12 nëndetëse gjermane me teknologji të lartë
Kanadaja ka zgjedhur një konsorcium gjerman për të ndërtuar nëndetëse të teknologjisë së fundit, në një nga kontratat më të mëdha të mbrojtjes të vendit,...
Shembet çatia e një marketi në New Jersey, shpëtojnë mrekullisht të gjithë blerësit (VIDEO)
Shirat e rrëmbyeshëm në New Jersey shkaktuan të hënën shembjen pjesërisht të çatisë së një marketi ku raportohet se Brenda ishin 27 persona. Incidenti ndodhi rreth orës 11:16 të...
- 08:55 Erdogan dhe Rutte kapen dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja merr vëmendje publike
- 08:54 Kanadaja do të blejë 12 nëndetëse gjermane me teknologji të lartë
- 08:46 Shembet çatia e një marketi në New Jersey, shpëtojnë mrekullisht të gjithë blerësit (VIDEO)
- 08:33 Stuhi, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, humbin jetën 15 persona në Kinë. Mijëra të evakuar
- 08:31 Sot gjyqi i Veliaj në GJKKO, kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm! Refuzon kafazin e qelqë, prokurori: Nuk ka trajtim poshtërues
- 08:22 “Kam dhënë gjithçka,” Ronaldo e konfirmon sërish pas humbjes me Spanjën: Kjo ishte Kupa ime e fundit e Botës