Shërbimet për qytetarët dhe biznesin, Rama: 95% janë online, 7 vite më parë ishin vetëm 1%

19 Mars 2021 | 12:21

Gjatë prezantimit të programit “Shërbimet për Qytetarët dhe Biznesin”, kryeministri Edi Rama tha se 1207 shërbime që u ofrohen qytetarëve janë online dhe kjo për kreun e qeverisë ka zhbërë korrupsionin dhe pritjet e gjata.

“Kush nuk do të shkojë në sportel, nuk ka nevojë të shkojë në sportel sepse janë 1207 shërbime nga 3 a 4 që ishin deri para 7 vitesh, ose e thënë ndryshe 95% e shërbimeve që bëjnë zyrat e shtetit për dokumente për qytetarët”, u shpreh Rama.

“Punonjësit e shtetit nuk presin tufat si cjapi tek kasapi, por mbledhin letrat dhe përmes rrugës digjitale i çojnë në pikën e vetme ku ju shkoni për të marrë shërbimin”, tha ai më tej.

Nga ana tjetër, Rama nuk ka lënë pa sulmuar as LSI, më të cilën PS qeverisi në mandatin e parë.

“Ky është ai revolucioni i çuarjes së tepsisë për skrap, në raportin shtet-qytetar. Ky është ai revolucioni që nuk bëhej deri në fund me të tjerë në prehër”, tha kreu i qeverisë.

Lexoni gjithashtu:

”Jeni të humbur”, Rama sulmon rivalët politikë: Shkodrën e ka penguar tifozllëku

“PD, destabilizim me COVID” Rama thirrje Bashës: Frenoni mitingjet, kufizoni pjesëmarrjen

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në Konferencën e Kryetarëve ka përsëritur kërkesën për zhvillimin e mocionit me debat në lidhje me protestën dhe kërkesat e qytetarëve. Gjatë fjalës së...
10:55 | 25/06/2026

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026