Sherr me armë në plazhin e Bunecit, 2 të arrestuar dhe 1 në kërkim

30 Korrik 2023 | 11:11

Një sherr ka ndodhur mes disa personash në ambientet e jashtme të një lokali në plazhin e Bunecit.

Konflikti për motive të dobëta ka degjeneruar edhe në përdorimin e armëve. Si pasojë 2 persona janë arrestuar, 2 po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa 1 është shpallur në kërkim.

2 armë gjahu, 1 krehër arme zjarri pistoletë, 1 shenjestër optike për snajper, 1 automjet dhe 1 aparat celular janë sekuestruar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në një lokal në plazhi e Bunecit, në Himarë, disa shtetas ishin konfliktuar fizikisht dhe kishin qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë organizuar menjëherë punën me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë konflikt. Falë veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Buneci”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. V., 42 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” (aktualisht ndodhet në spital, në ruajtje nga shërbimet e Policisë, pasi ka pësuar dëmtime fizike gjatë konfliktit);

-N. L., 44 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.

U shpall në kërkim shtetasi A. V., 46 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Punohet për kapjen e tij.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, për shtetasit N. L., 40 vjeç, dhe A. L., 38 vjeç, të dy banues në Himarë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta shtetasit E. V. dhe A. V. (kushurinj) janë konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasit N. L. dhe A. L. (vëllezër), dhe më pas i kanë kanosur këta të fundit, duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në ambientet e lokalit të shtetasit N. L., i cili ka tentuar ta fshehë ngjarjen.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. L. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu, ndërsa në banesën e shtetasit E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 krehër arme zjarri pistoletë, 1 shënjestër optike për snajper. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar 1 automjet tip “Audi” dhe 1 aparat celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026