EMRAT| Sherr me thika mes 3 vëllezërve në Durrës, konflikti në oborrin e banesës

10 Gusht 2024 | 14:59

Tre vëllezër në qytetin e Durrësit janë përfshirë në një konflikt me njëri tjetrin paraditen e kësaj të shtune.

Luan, Andrea dhe Ylli Përkeqi janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin në oborrin e përbashkët të basave të tyre.

Njëri prej vëllezërve, shtetasi Andrea Përkeqi, ka dëmtuar me mjet prerës gomat e një automjeti tip furgon, të një prej vëllezërve dhe më pas është konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit e tij.

Gjatë përplasjes fizike ka mbetur i lënduar me thikë shtetasi Ylli Përkeqi.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit, që mund të sillte pasoja për jetën.

Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e njërit prej vëllezërve dy pistoleta, katër karikatorë, një silenciator të pamontuar, një thikë dhe fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në Hamallaj, Durrës, po ndodhte një konflikt midis tre vëllezërve, shkuan menjëherë në adresën e dhënë, duke ndërhyrë dhe neutralizuar të dyja palët e konfliktit, konflikt ky që mund të kishte pasoja për jetën.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, njëri prej vëllezërve, shtetasi A. P., ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) gomat e një automjeti tip furgon, dhe më pas është konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit e tij, shtetasit L. P. dhe Y. P., duke përdorur sende të forta dhe mjet prerës (thikë), ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar në dorë shtetasi Y. P., jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. P., Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë. Gjithashtu, u sekuestrua dhe mjeti prerës (thikë) i përdorur gjatë konfliktit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë tre vëllezërit, shtetasit:

– A. P., 53 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”;

– L. P., 49 vjeç, dhe Y. P., 43 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026