Sherr me thika mes të rinjve në Qytetin Studenti

21 Nëntor 2024 | 12:22

Një tjetër sherr me thika ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Qytetin Studenti, ku në konflikt janë përfshirë dy të rinj të moshave 19 dhe 20 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur shtetasi Aron Demiraj. Zënka ka ndodhur në ambientet e një lokali në zonë, ku gjurmët e gjakut janë ende mbi karrigen e lokalit në pjesën e jashtme.

Autori i ngjarjes është shtetasi Ajdin Ajazi, 19-vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Policia ndodhet në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

– Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026