Sherr mes adoleshentëve në Peshkopi, plagoset me thikë 18-vjeçari
Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi gjatë konfliktit me një bashkëmoshatar në qytetin e Peshkopisë, e ka qëlluar këtë të fundit me thikë.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, shtetasit Orgest Hidri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen “Kamen”, në qytetin e Peshkopisë, po ndodhte një konflikt mes dy të rinjve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe hetimeve të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.H., 18 vjeç, banues në Peshkopi.
Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht dhe ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin F.K., 18 vjeç, banues në Peshkopi”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën