Sherr mes fqinjëve në Tiranë, 34-vjeçari plagos me thikë e mjete të forta babë e bir

1 Janar 2025 | 17:17

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një konflikt të ndodhur mes disa banorëve në një pallat në Tiranë pasditen e së mërkurës.

Policia tha se ngjarja ndodhi në rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi Kristjan Thaçi 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin Marjo Miha 21 vjeç dhe me sende të forta shtetasin Arben Miha, 60 vjeç.

Të plagosurit (babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026