Sherr mes të rinjve në Korçë, përplasje fizike me sende të forta! Përfundon një person në spital

14 Prill 2026 | 10:52

Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar në qytetin e Korçës, në lagjen nr. 2, pranë kinemasë së qytetit.

Sipas burimeve, të rinjtë janë përfshirë në një përplasje fizike, duke u goditur me grushte, ndërsa dyshohet se gjatë sherrit janë përdorur edhe sende të forta.

Si pasojë e konfliktit, një person ka mbërritur në spital me dëmtime trupore. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai dyshohet të jetë goditur dhe më pas është rrëzuar në kangjella, çka i ka shkaktuar çarje. Aktualisht, i dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por personat e përfshirë në konflikt janë larguar para mbërritjes së tyre.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset përreth dhe duke marrë në pyetje dëshmitarë të mundshëm.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet të dalin detaje të tjera në vijim.

“Korçë/Informacion paraprak. Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 2, Korçë, ka ndodhur një konflikt fizik midis disa shtetasve. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar me mjet prerës një 17-vjeçar, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Komisariatit ndodhet i shoqëruar një shtetas, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026