Sherr në ambientet e një lokali në ish-Bllok, 2 të plagosur
Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 të meditës së kësaj të hëne, ku të lënduar mbetën një 35-vjeçar dhe një 40-vjeçar që u konfliktuan me njëri tjetërin.
Të dy u transportuan me urgjencë në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç.
Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
LEXO GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar