Fluks në Kapshticë, emigrantët largohen pas Pashkës

17 Prill 2023 | 11:39

Emigrantët të cilët kaluan festën e Pashkës në Shqipëri kanë nisur këtë të hënë të kthehen në Greqi aty ku jetojnë dhe punojnë.

Fluksi ka qenë i lartë gjatë paradites së sotme, duke i detyruar autoritetet tona kufitare në Kapshticë të shtojnë numrin e sporteleve dhe personelin e sherbimit në dalje nga territori ynë. Pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje dhe 3 sportele janë të hapura në hyrje.

Autoritetet kufitare bëjnë me dije se edhe pala greke po punon me numër maksimal sportelesh çfarë ka sjellë lëvizjen e shpejtë dhe pa vonesa të mjeteve në të dyja anët e kufirit.

Për personat e dyshuar policia greke kryen edhe procedurën e verifikimit të shenjave të gishtave. Mjetet në tokën shqiptare janë të vendosura në 4 korsi në dalje, ndërkohë që ka fluks mjetesh edhe në tokën neutrale.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026