Sherr në Himarë, 27-vjeçari qëllon me thikë kunatin, arrestohet
Policia e Himarës ka vënë në pranga një person të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje. 27-vjeçari akuzohet se ka qëlluar me thikë kunatin e tij pas një sherri.
I arrestuar është shtetasi Dionis Hysenaj 27 vjeç banues në Himarë, i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë konfliktit për motive të dobëta, me bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin S. Q., 37 vjeç, banues në Librazhd, e ka goditur atë me mjet prerës (thikë). I dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku policia mori njoftim për një konflikt mes dy personave dhe shkoi menjëherë në vendngjarje.
Njoftimi i policisë
Goditi me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe arrestohet 27-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali po konfliktoheshin dy shtetas, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Vlorë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
D. H., 27 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë konfliktit për motive të dobëta, me bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin S. Q., 37 vjeç, banues në Librazhd, e ka goditur atë me mjet prerës (thikë). I dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore