Sherr në lokal me mjete të mprehta, 2 të arrestuar, 5 procedohen të lirë
Dy persona janë arrestuar ndërsa pesë të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë, pasi u konfliktuan në ambientet e një lokali në Elbasan.
Si pasojë, janë dëmtuar shtetasit M. K. dhe F. K., të cilët pasi morën mjekim dolën nga spitali, si dhe shtetasi Xh. M., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 mjet prerës dhe 3 celularë.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
Xh. M., 28 vjeç per veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”;
M.K., 24 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
F.K., 47 vjeç, A. Z. 44 vjeç, E. B., 24 vjeç, A. M., 56 vjeç, dhe A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali, në fshatin Labinot-Fushë, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Si pasojë, janë dëmtuar shtetasit M. K. dhe F. K., të cilët pasi morën mjekim dolën nga spitali, si dhe shtetasi Xh. M., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 mjet prerës dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë