Sherr për pronën, 93-vjeçari plagos me kallashnikov bashkëfshatarin në Mashkullorë
21 Shkurt 2026 |
10:50
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Mashkullorë në Gjirokastër, ku shtetasi A. Ç., 93 vjeç, pavarësisht moshës së thyer, ka ndërmarrë një akt kriminal duke plagosur me armë zjarri shtetasin P. Ç., 61 vjeç, në këmbë. Ngjarja e cila ndodhi këtë të shtunë rreth orës 09:40, lidhet me sherre të vazhdueshme për një çështje pronësie.
I plagosuri ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov dhe kanë shoqëruar autorin në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Lajme të Sugjeruara
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona