Sherri me grushte në parlament, Vullnet Sinaj paraqitet në SPAK
Deputeti socialist Vullnet Sinaj u paraqit këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, për të dhënë sqarime në lidhje me konfliktin që ndodhi në parlament teksa u godit nga kolegu i tij Bledion Nallbati. Ky i fundit pritet të shkojë ditën e hënë për të dhënë deklarimet pranë organit të akuzës.
SPAK nisi hetimet për incidentin e ndodhur pas dy kallëzimve të bëra nga PS dhe Rithemelimi në lidhje me dhunën në parlament.
PS fajëson deputetin Bledion Nallbati si fajtor për shkak të goditjes me grusht të Sinaj, ndërkohë që Rithemelimi fajëson Sinaj për provokimin e dhunës.
Në padinë penale të firmosur nga kreu i grupit socialist Bledi Çuçi, kërkohet që ndaj Nallbatit të nisë hetimi për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Çuçi bëri të qartë qëndrimin e mazhorancës se nuk do të tolerojnë asnjë akt dhune në parlament.
Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike ka paditur deputetin socialist Vullnet Sina. Në kallëzimin e firmosur nga Gazment Bardhi në cilësinë e kryetari të grupit parlamentar Sina gjithashtu akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Sipas nenit 237 të kodit penal, goditjet për shkak të detyrës dënohen me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë