Padia e PS për dhunën në Kuvend, caktohet prokurori, SPAK sekuestron pamjet

1 Nëntor 2023 | 15:39

Pas kallëzimit të Partisë Socialiste për dhunën e ushtruar në Parlament, ku deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati qëlloi me grusht deputetin socialist, Vullnet Sinaj SPAK ka përzgjedhur përmes shortit prokurorin Elvin Gokaj.

Mësohet se ky i fundit, ka urdhëruar sekuestrimin e pamjeve filmike dhe kopje të akt ekspertimeve në rast se janë dëmtuar ose jo deputetët.

Partia Socialiste ka kallëzuar penalisht deputetin demokrat Bledion Nallbati  i cili në seancën e shkuar plenare goditi me grusht deputetin e partisë socialiste Vullnet Sina.

Padia penale është firmosur nga kreu i grupit socialist Bledi Çuçi i cili kërkon që ndaj Nallbatit të nisë hetimi për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Çuçi ka bërë të qartë qëndrimin e mazhorancës se nuk do të tolerojnë asnjë akt dhune në parlament.

Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike ka paditur deputetin socialist Vullnet Sina. Në kallëzimin e firmosur nga Gazment Bardhi në cilësinë e kryetari të grupit parlamentar Sina gjithashtu akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Sipas nenit 237 të kodit penal, goditjet për shkak të detyrës dënohen me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026