Sherri me thika në QS, gazetari: Konflikti prej disa ditësh, i riu në luftë me jetën
Gazetari Spartak Koka komentoi në një intervistë për Euronews Albania ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura ditët e fundit në Tiranë.
Koka tha se si në rastin e parë të vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës dhe në rastin e plagosjes së një 19-vjeçari po me thikë nga një bashkëmoshatar pranë universitetit janë pasojë e mosreagimit të institucioneve.
Ai tregoi se konflikti mes të rinjve vijonte prej disa ditësh dhe askush nuk e kishte raportuar. 19-vjeçari që mbeti i plagosur në konflikt, tha gazetari është në gjende të rëndë për jetën pasi ka marrë goditje me thikë në mushkëri, në kraharor dhe qafë.
“Historia te universiteti privat gjithashtu zhvillohej prej ditësh dhe askush nuk thoshte asgjë në mjediset e universitetit dhe secili prej tyre tentonte të hakmerrej ndaj tjetrit për shikimet, fjalët e rënda dhe një lloj bullizimi brenda shkollës. Dhe sot personi në fjalë po lufton me jetën. ka plagë në mushkëri, në kraharor, plagë në qafë dhe është një situatë e rëndë. Mund të kemi një viktimë tjetër, uroj që jo dhe unë kam qenë në kontakt edhe me mjekët e spitalit mbrëmjen e djeshme dhe situata paraqitej e rënduar për të riun”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet