Sherri në familjen mbretërore, prokuroria kërkon dënimin e Princit, Elias dhe babait

13 Nëntor 2024 | 15:53

Prokuroria e Tiranës ka paraqitur pretencën për përplasjen mes Princit Leka II, Gjergj Zaharisë dhe Elia Zaharisë. Organi i akuzës ka kërkuar dënime të ndryshme për secilin prej të akuzuarve. Për Princ Lekën, organi i akuzës kërkon një dënim prej 1 vit e 6 muaj burg, me propozimin që dënimi të konvertohet në shërbim prove nga Gjykata e Tiranës.

Gjithashtu, prokurori Dritan Nushi ka kërkuar 1 vit burg për Gjergj Zaharinë, babain e Elia Zaharias, ndërsa për vetë ish-bashkëshorten e princit Elia Zaharia, prokuroria ka kërkuar 6 muaj burg, gjithashtu të konvertuar në shërbim prove.

Tre të akuzuarit janë përballur me akuzën për “dhunë në familje” dhe çështja është trajtuar nëpërmjet procedurës së gjykimit të shkurtuar, e cila ul dënimin maksimal për akuzat e ngritura. Seanca e radhës, ku do të shpallet vendimi përfundimtar, është caktuar për 13 dhjetor.

Vendimi pritet të jepet nga gjyqtarja Migena Laska.

Elia Zaharia së bashku me babain e saj Gjergj Zaharia, u përfshinë në një konflikt fizik me Princ Lekën gjatë periudhës së divorcit të ish-çiftit.

Hetimet nga prokuroria nisën pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku ish-çifti, Leka Zogu dhe Elia Zaharia, shfaqeshin në momente tensioni, përfshirë përplasje verbale dhe fizike.

Pas publikimit të videos, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë bërë kallzim në polici, ku akuzuan njëri-tjetrin për dhunë fizike.

Princi denoncoi se është dhunuar me sende të forta nga ish-vjehrri, Gjergj Zaharia. Ndërkohë akuzat u hodhën poshtë nga Gjergj dhe Elia Zaharia të cilët pretenduan se janë ata viktima e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026