Sherri në mbledhjen e PD-së, Taulanda Jupi: Ata që ikën lanë përgjegjësinë në mes!
Anëtarja e kryesisë së PD Taulanda Jupi komentoi në një intervistë për Euronews Albania atë çfarë ndodhi në mbledhjen e kryesisë së PD 2 ditë më parë.
Sipas saj, largimi nga mbledhja e një pjese të deputetëve të grupit parlamentar të PD, në momentin kur do të hidheshin në votë propozimet, është lënie mes e përgjegjësisë.
Jupi i shpreh se ajo mbledhje kryesie ishte e një rëndësie të veçantë, pasi siç theksoi mbante 32 vite të historisë së PD.
“Janë larguar rreth orës 1 pas mesnatë. Ishte një situatë që i kishim rakorduar të gjitha projektet dhe po kërkonim të hidheshin në votë, që është procedura më e thjeshtë në një mbledhje. Në këtë moment disa nga anëtarët e grupit parlamentar, pasi edhe debatet ishim me zë të lartë, pretendonin se u paragjykuan në kërkesat e tyre. Pas 7 orësh mbledhje, i vetmi mjet demokratik është vota, cili projekt do gjejë më shumë mbështetje. Unë e konsideroj një lënie të përgjegjësisë, largimin nga ajo mbledhje. Ajo mbledhje ishte me përgjegjësi shumë të madhe, mbante 32 vite të historisë së PD. unë mendoj se kemi humbur shumë kohë, çdo vonesë në vendimmarrje dëmton PD. PD nuk ka më kohë për të humbur përvese të riorganizohet”, tha Jupi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë