Sherri në Pallatin Mbretëror: Dënohet Princ Leka, pafajësi për Elia Zaharinë
Gjykata e Tiranës shpalli këtë të martë vendimet në lidhje me rastin e dhunës në Pallatin Mbretëror.
Princ Leka Zogu u dënua me një vit burg për ngjarjen e ndodhur në mars 2024, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 8 muaj. Me vendim të gjykatës dënimi u konvertua me shërbim prove për një periudhë 16 mujore.
Gjergj Zaharia, babai i Elias, u dënua me 10 muaj burg, dhe me gjykim të shkurtuar, dënimi i tij ra në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata vendosi që dënimi i tij me burg të pezullohej dhe të konvertohej në për 1 vit e 40 ditë shërbim prove.
Në rastin e Elias Zaharias, gjyqtarja Migena Laska shpalli pafajësinë, duke konkluduar se nuk kishte pasur asnjë veprim penal nga ana e saj.
Elia Zaharia së bashku me babain e saj Gjergj Zaharia, u përfshinë në një konflikt fizik me Princ Lekën gjatë periudhës së divorcit të ish-çiftit.
Hetimet nga prokuroria nisën pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku ish-çifti, Zogu-Zaharia, shfaqeshin në momente tensioni, përfshirë përplasje verbale dhe fizike.
Pas publikimit të videos, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë bërë kallzim në polici, ku akuzuan njëri-tjetrin për dhunë fizike.
Princi denoncoi se është dhunuar me sende të forta nga ish-vjehrri, Gjergj Zaharia. Ndërkohë akuzat u hodhën poshtë nga Gjergj dhe Elia Zaharia të cilët pretenduan se janë ata viktima e ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta