Sherri për kufirin me fqinjin, zbulimi i hetuesve italianë për vrasjen e shqiptarit
Grindje të shpeshta për çështje të parëndësishme dhe debate gjithnjë e më të nxehta për kufijtë e pronësisë besohet të jenë motivi kryesor që e shtyu fqinjin e Fatos Cenajt të organizonte një pritë ndaj tij më 8 qershor në Fontaniva, Itali, sulm që përfundoi me vdekjen e 58-vjeçarit shqiptar pas tre ditësh agonie në spital.
Autori i dyshuar i krimit nuk vjen nga jashtë por bëhet fjalë për një fqinj italian, punëtor në një fabrikë lokale, i cili tashmë është nën hetim për vrasje me dashje.
Sipas mediave italiane, familja e viktimës kishte frikë prej tij dhe u detyrua të largohej nga banesa pas ngjarjes tragjike.
I dyshuari aktualisht është i lirë dhe po trajtohet në Qendrën e Shëndetit Mendor ULSS 6, pasi ndaj tij është lëshuar një njoftim për hetim paraprak vetëm pak ditë pas ngjarjes.
Hetuesit kanë ushtruar kontroll në banesën e tij dhe dyshohet se e kanë identifikuar përmes pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë.

Si ndodhi krimi?
Sipas pistës kryesore të hetuesve, mëngjesin e 8 qershorit, autori e ka pritur Fatos Cenajn i fshehur mes pemëve, disa qindra metra larg fermës “Dindo”, ku punonte viktima. Në momentin që ai kaloi me triçikletë, i dyshuari e qëlloi nga pas me armë zjarri, duke e plagosur rëndë në kokë, pak mbi vesh.
Pas sulmit, dyshohet se mori gëzhojën nga vendi i ngjarjes dhe u largua me biçikletë, pa lënë gjurmë. Cenaj u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe humbi jetën pas tre ditësh, më 11 qershor.
Hetimet në vijim
Rezultatet e analizës balistike, të cilat janë besuar në duart e Karabinierëve të njësisë speciale RIS në Parma, pritet të dalin në ditët në vijim.
Ato pritet të jenë vendimtare për zbardhjen e plotë të krimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij
- 22:24 Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë