Shezai Rrokaj: Abetarja e përbashkët, përvojë e 20 abetareve europiane

2 Dhjetor 2021 | 09:26

Bashkëautori i Abetares së përbashkët Shezai Rrokaj tha se libri ku ai ka kontribuar është përvojë e mbi 20 Abetareve europiane.

Profesori deklaroi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se për realizimin e Abetares janë marrë në konsideratë shumë elementë, ndër to dhe ana psikologjike e fëmijëve, ndërsa janë përdorur metoda të cilat përdoren kryesisht në Europë, kryesisht ato italiane, franceze dhe anglo-saksone.

Para se të zgjidhej një Abetare e përbashkët kanë qenë 19 të tilla, ndërsa në total numërohen 170, bëri me dije Rrokaj.

“Kjo abetare për herë të parë ruajti modelin më të mirë të natyrës së gjuhës shqipe që midis shkrimit dhe shqiptimit gjuha shqipe ka pak dallime,” tha profesori.

Islam Krasniqi, bashkëautor i Abetares së përbashkët theksoi gjithashtu se ishte i bindur se një Abetare e unifikuar shënon përafrim edhe të strukturës së sistemit të arsimit në Shqipëri dhe Kosovë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026