Shezlongjet bëhen “mollë sherri” në Sarandë dhe Ksamil
Anëtarët e këshillit bashkiak të Sarandës e quajtën situatën me menaxhimin e plazheve si burim të pastër konflikti.
Shqetësuese për këshilltarët bashkiakë është fakti, se në pikun e sezonit turistik, ende nuk janë ndarë sipërfaqet e shfrytëzimit. Ibrahim Bajrami, Arben Çipa, Mehmet Nelaj dhe anëtarë të tjerë të Këshillit Bashkiak kërkuan ndërhyrjen e kryeministrit në këtë situatë për të zgjidhur problematikat.
“Unë do t’i kërkoj kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak që t’i drejtohen kryeministrit të Shqipërisë për të vënë dorë sa më parë për të gjithë deformimet që janë bërë në zënien e plazheve. Ka skandale. Në luftë jemi apo në biznes”, tha këshilltari bashkiak Mehmet Nelaj.
“Kush ka fuqi me qeverinë qendrore mund ta përfitojë. E kemi me raste edhe me emra po të doni. Kemi arritur në raste se kush ka kallash edhe mund ta fitojë”, tha Dritan Peçi.
Pas pyetjeve të këshilltarëve reagoi sekretari i bashkisë Sarandë Eleron Gjoni. Sipas tij ka vonesa ne procedurat e pajisjes me kontrata të subjekteve, por situata po shkon drejt normalitetit.
Mund të këtë pretendime të ndryshme, por nuk e shikoj situatën tragjike sa u diskutua këtu nga disa. Në total kemi 155 stacione plazhi ,deri tani ka ardhur miratimi paraprak për 100 stacione plazhi”, tha ai.
Bashkia Sarandë ka 155 stacione plazhi, ndërkohë që vetëm 20 për qind e sipërfaqes së plazhit është lënë plazh publik.
Gjatë gjithë paradites, forca të shumta policie, kanë ushtruar kontrolle në plazhet përgjatë vijës bregdetare nga Saranda deri në Ksamil, për të evidentuar rastet abuzive të zënies së hapësirave të plazhe pa leje.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta