Shfaqja “7 minuta” mbledh yjet e skenës në teatrin “Skampa”
“7 minuta”, ishte shfaqja e vënë në skenën e teatrit Skampa Elbasan, që bëri bashkë emrat e mëdhenj të skenës si; Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku etj.
Njëmbëdhjetë gra në mëshirën e frikës së humbjes së punës, detyrohen të bëjnë një përpjekje heroike arsyetimi për të mos iu nënshtruar ligjit të domosdoshmërisë që përpiqet të përdorë kryesia e fabrikës së tyre si një instrument shantazhi të heshtur, për të njollosur dinjitetin e tyre dhe për të dobësuar të drejtat e fituara.
“Është një emocion shumë i bukur, është një tekst i jashtëzakonshëm, i cili na flet shume. Një tekst bashkëkohor por që duket besoj i pakohë sepse është një teme qe te gjithë e mirëkuptuan dhe reagimet ishin kaq te bukura. Flitet për dinjitetin njerëzor atë te cilin për hir te disa klauzolave te vogla çdo dite ne tolerojmë nga pak dhe humbim pak nga vetja. Pak këtu pak atje dhe ndërkohë e kuptojmë sa vlere kanë këto pak për te konsideruar një qenie njerëzorë dhe sa shume vlere kanë”, Driada Dervishi.
Edhe aktoret Zamira Kita dhe Adelina Muça treguan emocionet dhe mesazhet e shfaqjes.
“Është emocion sepse është lufta për dinjitetin njerëzor. Nuk është lufta që bëjnë këto 11 gra dhe vajza në këtë fabrikë, por është lufta e të gjithë shoqërisë. Jo vetëm shqiptare por edhe asaj botërore, çër të ruajtur dinjitetin e vet dhe për ta fituar atë të mjerë materiale, për ta patur jetën me te bukur për ta fituar me të drejtën e vet. Me atë që më takon, me atë që ne përpiqemi gjatë gjithë jetës, sigurisht që jeta ka vështirësitë e veta por kur ty dikush tjetër ta ka jetën ne dore është anormale “, tha Zamira Kita.
“Falenderoj publikun e mrekullueshëm të Elbasanit, që e mbushi sallën plot e përplot dhe na ka pritur në një mënyrë të jashtëzakonshme. “
Spektatori elbasanas dhuroi duartrokitje pafund për kastin e 11 aktorëve të gjitha vajza dhe gra të cilat përcollën mesazhe përmes artit. “7 minuta” vjen si një kujtesë dhe një mesazh se dinjiteti njerëzor vlen më së shumti.
LEXONI GJITHASHTU:
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë