Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, procedohet penalisht 46-vjeçarja

9 Korrik 2023 | 12:35

Një 46-vjeçare me inicialet V.K. konstatuar në bulevardin “Nënë Tereza”, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur në bulevardin “Nënë Tereza”, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur. Ajo do të procedohet penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zbatim të planit të masave të përbashkët me Bashkinë Tiranë, për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet në zona të ndryshme të Tiranës dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen V. K., 46 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”-thuhet në njoftimin e policisë.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026