Shfrytëzuan 6 të mitura në Angli, dënohen me 39 vite burg shqiptari dhe 4 rumunë

13 Dhjetor 2025 | 10:46

Autoritetet britanike kanë dënuar një shqiptar dhe 4 rumunë me një total prej 39 vjetësh burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të të miturave. Ata kanë kryer vepra të rënda penale seksuale kundër gjashtë vajzave gjatë një periudhe katërvjeçare.

Akuzat kundër tyre përfshinin përdhunim, trafik droge dhe sulm seksual. Gjykata dëgjoi se autorët e krimit blinin cigare dhe alkool nga të miturit dhe në këmbim i detyronin ata të kryenin akte seksuale me njerëz të ndryshëm. Përdhunimet dhe sulmet ndodhën në vende të ndryshme në qytetin e Gateshead.

“Kishte raste kur mendoja se do të vdisja me ta”, zbuloi një nga viktimat në dëshminë e tij, duke shtuar se tani ka aq shumë frikë nga burrat sa refuzon t’ua hapë derën e shtëpisë së saj shpërndarësve porosive.

Ajo theksoi se ka ende ka ankthe nga kjo përvojë tragjike që kaloi. Një vajzë tjetër që përjetoi terror nga duart e bandës, duke u sulmuar në parkun e qytetit, dëshmoi në gjykatë se autorët e saj i shkatërruan kujtimet e bukura të fëmijërisë që kishte nga ai vend.

“Trauma nuk do të zhduket kurrë. Do ta kujtoj gjithmonë atë që ndodhi atje”, tha ajo, duke zbuluar se procesi ligjor e detyroi të rijetonte këtë përvojë të tmerrshme.

Një viktimë e tretë dëshmoi se jeton vazhdimisht me frikën se mos i ndodhte diçka e keqe.

“Jam e trishtuar që nuk isha në gjendje të jetoja një jetë normale adoleshente”, theksoi ajo.

Gjatë gjyqit, pesë të dënuarit mohuan të gjitha akuzat. Një i pandehur i gjashtë përfundimisht u lirua nga të gjitha akuzat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil

Një sulm amerikan goditi aeroportin Iranshahr, në juglindje të Iranit, mëngjesin e së premtes, duke plagosur një person dhe duke shkaktuar dëme në instalimet elektrike...
07:17 | 17/07/2026

Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zemëruar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pas kritikave të këtij të fundit ndaj propozimit për shitjen e avionëve luftarakë...
07:11 | 17/07/2026

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026