Shfrytëzuan djalin e mitur për Tik Tok, dënohen me burg Aramando Kumaraku dhe e ëma
Gjykata e Beratit ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg Armando Kumarakun dhe me 2 vjet e 3 muaj burg të ëmnën e tij Natasha Rombula, personazhe të njohur të rrjetit social TikTok, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale ‘keqtrajtimi i të miturit’.
Natasha, së bashku me djalin e saj, ranë në prangat e policisë për shkak të përdorimit të gjuhës fyese në rrjetin social TikTok.
Ata shfrytëzonin djalin e mitur të Armandos, 10 vjeç, për përfitime në TikTok, duke e mësuar të shante dhe të fyente me fjalë të rënda, me qëllim që të rrisnin shikueshmërinë e videove të tyre.
Djali i mitur jetonte me të ëmën e divorcuar në Kuçovë, ndërkohë që Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula banonin në qytetin e Sarandës.
Nënë e bir ishin bërë të njohur në rrjetin social TikTok, ku shpërndanin video me një fjalor denigrues.
Ishte e ëma e 10-vjeçarit ajo që kallëzoi në polici ish-bashkëshortin dhe ish-vjehrrën, për përdorimin e të miturit në video me fjalë banale në rrjetet sociale.
Sipas organit të akuzës i mituri ka qenë vazhdimisht i kërcënuar dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja, si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive, me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues, i cili nuk është i përshtatshëm për moshën e tij.
Gjithashtu, prokuroria theksoi në seancë se hetimi zbuloi se i mituri është ekspozuar edhe ndaj lëndëve narkotike, gjë që është e papranueshme për moshën e fëmijës. Ai është nxitur nga gjyshja dhe babai për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale (TikTok) në video pa dëshirën e tij, çka ka ndikuar në gjendjen e rënduar emocionale të fëmijës së mitur.
“Bullizimi që ushtrohet duke iu drejtuar me epitete të ndryshme gjithashtu ka rënduar gjendjen e tij psikologjike,” deklaroi prokuroria.
LEXONI GJITHASHTU:
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime
- 16:43 Trump kërcënon përsëri me sulme ndaj infrastrukturës kritike, përgjigjet Irani
- 16:36 Kanadaja siguron partneritete të reja mbrojtëse në samitin e NATO-s
- 16:34 Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
- 16:30 Kupa e Botës 2026, Egjipti kërkon hetim ndaj ekipit të arbitrave në ndeshjen kundër Argjentinës