Shifra marramendëse, sa i kushtoi Rusisë sulmi i natës së kaluar në Ukrainë
Sulmi gjatë natës së kaluar në Ukrainë vlerësohet t’i ketë kushtuar Rusisë më shumë se 1.2 miliardë dollarë (942 milion £), ka raportuar Kyiv Post.
Si u llogarit kjo:
Sipas mediave të huaja, Kyiv Post analizoi koston e armëve që Rusia përdori për të dalë në këtë konkluzion.
Pjesa më e madhe e raketave të lëshuara nga forcat e armatosura ruse ishin X-101, secila prej tyre kushtonte rreth 13 milionë dollarë.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, 90 u lëshuan sot me një kosto totale prej 1.17 miliardë dollarësh.
Por Rusia gjithashtu qëlloi:
Pesë raketa balistike ajrore X-47M2 Kinzhal të cilat kushtojnë mbi 10 milionë dollarë secila, duke shtuar 50 milionë dollarë të tjera në total.
Tetë raketa lundrimi X-22/X-32, secila prej të cilave kushton rreth 1 milion dollarë.
14 raketa balistike Iskander-M që kushtojnë 3 milion dollarë.
Katër raketa anti-radar X-31P dhe një raketë X-59, të cilat kushtojnë 0.5 milion dollarë secila.
36 dronë goditës iranian Shahed-136/131 në sulm, secila prej të cilave kushtoi rreth 20,000 deri në 50,000 dollarë.
Kjo do të thotë se kostoja totale e sulmit ishte rreth 1,273,220,000 dollarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus
“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
- 18:39 Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
- 18:37 Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus
- 18:26 Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
- 17:33 “Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
- 17:24 Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
- 17:14 Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD