Shifrat sipas qarqeve: Tirana me pjesëmarrjen më të lartë në votime, Vlora e fundit

11 Maj 2025 | 12:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit. Deri në orën 12:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 22.37% të votuesve.

Qarku i Tiranës ka regjistruar pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje, me një përqindje prej 25.13% të zgjedhësve që kanë votuar deri në mesditë. Në Tiranë, 136,564 zgjedhës kanë votuar deri në këtë orë. Ndërkohë, Qarku i Vlorës ka shënuar pjesëmarrjen më të ulët, me vetëm 16.29%, ku 27,563 zgjedhës kanë votuar.

Duket sikur votuesit në Vlorë kanë zgjedhur të shohin “Giro d’Italia”, e më pas t’i drejtohen kutive të votimit.

Pjesëmarrja e qarqeve të tjera është si më poshtë:

  • BERAT: Pjesëmarrja është 21.49%, me 19,654 zgjedhës që kanë votuar.
  • DIBËR: Pjesëmarrja është 25.04%, me 13,745 zgjedhës që kanë votuar.
  • DURRËS: Pjesëmarrja është 20.68%, me 43,120 zgjedhës që kanë votuar.
  • ELBASAN: Pjesëmarrja është 22.83%, me 38,298 zgjedhës që kanë votuar.
  • GJIROKASTËR: Pjesëmarrja është 20.75%, me 11,366 zgjedhës që kanë votuar.
  • KORÇË: Pjesëmarrja është 21.07%, me 39,783 zgjedhës që kanë votuar.
  • KUKËS: Pjesëmarrja është 21.79%, me 7,503 zgjedhës që kanë votuar.
  • LEZHË: Pjesëmarrja është 23.98%, me 19,536 zgjedhës që kanë votuar.
  • SHKODËR: Pjesëmarrja është 20.42%, me 24,801 zgjedhës që kanë votuar.
  • TIRANË: Pjesëmarrja është 25.13%, me 136,564 zgjedhës që kanë votuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026