Shifrat/ Interes në rritje, shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private
Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private.
Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare, ndërsa numri i tyre është rritur ndjeshëm këtë vit.
Qytetarët kanë rritur interesin për të investuar në skemat e pensioneve private. Në fund të qershorit, numri i personave që paguajnë sigurime vullnetare arriti në 48,200 nga 45,000 që ishte në fund të vitit 2024.
Në Shqipëri, kësaj skeme i bashkohen kryesisht punonjësit që punojnë në kompani private, por edhe pse ka më shumë anëtarë nga viti në vit, të dhënat tregojnë se numri mbetet modest dhe përbën më pak se 6% të të gjithë të punësuarve në vend.
Në vlerë, asetet në fund të muajit qershor arritën në 13.9 miliardë lekë, me rritje vjetore 8%.
Pensionet vullnetare janë një shtysë për të garantuar një pension më dinjitoz për moshën e tretë.
Kontributet për to mund të paguhen në bazë mujore, 3-mujore, 6-mujore, vjetore ose si shumë e menjëhershme.
Kontributet e paguara depozitohen në llogari individuale të anëtarit të fondit, të hapura pranë bankës depozituese.
Sa i takon mbulimit, këtë vit janë gjashtë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri.
Shifrat/ Interes në rritje, shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private pic.twitter.com/sYKJrTrDIf
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 2, 2025
Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein