Shifrat/ Rriten kërkesat për ndihmë juridike falas në Gjirokastër
Rriten kërkesat për ndihmë juridike falas në Gjirokastër, 364 raste vetëm në 2025
Në Gjirokastër po shënohet një rritje e ndjeshme e kërkesave për ndihmë juridike falas. Vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar 364 raste, ku shumica e përfituesve janë familje me të ardhura të pakta, të cilat nuk arrijnë të përballojnë kostot e larta të shërbimeve ligjore. Në rritje janë gjithashtu edhe rastet e dhunës në familje, çështjet e zgjidhjes së martesës dhe pronësisë.
Një prej punonjësve të Qendrës së Ndihmës Juridike Falas shprehet:
“Përgjatë vitit 2025 kemi patur një numër të konsiderueshëm rastesh, shumë qytetarë janë drejtuar pranë ndihmës juridike Gjirokastër për të marrë shërbim ligjor falas, duke filluar nga marrja e një avokati falas, përjashtimi i tarifave dhe shpenzimeve gjyqësore, si dhe këshillimi ligjor,” thotë Klaudja Veizaj.
Falë sensibilizimit, po rritet gjithashtu numri i denoncimeve nga qytetarët për problematika të ndryshme, si dhuna në familje, çështjet e pronësisë apo zgjidhjet e martesës.
“Për muajin janar kemi patur rritje të numrit të rasteve. Shumë qytetarë kanë qenë të interesuar për marrjen e informacionit, nuk kanë munguar zgjidhjet e martesës si dhe çështjet e pronave,” shton Veizaj.
Rritja e kërkesave lidhet kryesisht me pamundësinë ekonomike të qytetarëve për të përballuar kostot e ndjekjes së çështjeve ligjore.
“Qytetarët kanë mundësi të përfitojnë falas shërbim ligjor, duke filluar nga këshillimi ligjor dhe marrja e informacioneve mbi ligjet në Republikën e Shqipërisë. Këto ofrohen tërësisht falas, ndërsa kostot e një avokati privat janë të larta për një familje në nevojë,” thekson Klaudja Veizaj.
Qendra e Ndihmës Juridike vazhdon të ofrojë shërbim ligjor për qytetarët në pamundësi ekonomike, viktimat e dhunës, personat me aftësi të kufizuara dhe grupe të tjera vulnerabël.
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht