600 fëmijë talasemikë në Shqipëri, ende ndërgjegjësim i ulët për dhurime gjaku
600 fëmijë talasemikë në Shqipëri kanë nevojë për gjak thuajse cdo javë, ndërsa numri i dhurimeve është thuajse në shifra të njëjta me vitin e kaluar.
Nevojës së tyre permanente për gjak u përgjigjen familjarët si vullnetarë, në raste kur ata nuk vuajnë nga talasemia, pasi ende fushatat nuk arrijnë të grumbullojnë dhurime në rang kombëtar, ndonëse grupet janë thuajse cdo ditë në terren.

Burime pranë qendrës kombëtare të transfusionit të gjakut e ngrejnë këtë shqetësim dhe thonë se në 10 ditë një fëmijë me talasemi, ka nevojë për 2 njësi gjak.
“Fëmijët talasemikë janë rreth 600 dhe kanë shumë nevojë për gjak. Mesatarishtmarrin 2 qese çdo 10 ditë. Familajrët e tyre nuk dhurojnë dot. Gjaku që marrim nga vullnetarët shkon për fëmijët talasemikë”.

Sa i përket kategorizimit, dhurimet familjare mbajnë peshën kryesore ndërsa ato vullnetare mbeten ende në shkallë të ulët ndërgjegjësimi.
“Ne bazohemi te dhurimet familjare e vullnetare. Dhurimet familjare janë më tepër sepse sipas skedës kirurgjikale që ekziston për spitalin nuk hyn asnjë pacient në operacion pa dhuruar gjak një pjesëtar i familjes”, thanë burime për Euronews Albania
Bluzat e bardha bëjnë apel për dhurime vullnetare të gjakut.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë