Shija e traditës shqiptare dhe gatimeve italiane

20 Tetor 2025 | 13:09

Kronika në vijim na njeh me historinë e një familje që prej vitesh ka ruajtur traditën e gatimit, duke e ndërthurur me recetat e vendeve të tjera të Mesdheut.

Bar Restorant “Mali” ndodhet në Rrugën Vorë–Fushë-Krujë, km 2. Aty do të gjeni një kombinim të mrekullueshëm të kuzhinës tradicionale shqiptare me recetat italiane. Pasioni për kuzhinën është një trashëgimi familjare, që ka kaluar nga babai te djali, duke ruajtur dashurinë për gatimin dhe mikpritjen. Çdo pjatë përgatitet me kujdes, dashuri dhe me produkte të freskëta, nën drejtimin e shefit të kuzhinës.

“Sot do të përgatisim tagliata viçi dhe involtini viçi të mbushura me djathë mocarela dhe arra. E kemi të trashëguar profesionin e kuzhinierit, edhe babai im është kuzhinier, dhe duke punuar në shumë restorante, lindi dëshira që të kemi restorantin tonë dhe të punojmë së bashku. Kanë kaluar katër vite që kur kemi hapur restorantin. Përgatisim si menu italiane, ashtu edhe tradicionale shqiptare. Klientët preferojnë tavën e dheut, mishin e qingjit që e përgatisim në furrë dhe e shërbejmë me tavë dheu dhe patate furre. Kemi gjithashtu edhe ‘Skënderbeun’, një pjatë tradicionale që e mbushim me djathë mocarela dhe arra. Gatimet italiane përfshijnë tagliatën që po përgatisim sot, involtinit, si edhe Fiorentinën, raviolin dhe tortelinin. Mirëpresim çdo ditë klientët tanë dhe organizojmë fejesa, ditëlindje dhe evente të ndryshme familjare.”-tha Mali Topi, kuzhinieri.

Bar Restorant “Mali” është një ndalesë ideale për këdo që kërkon shije të vërteta shqiptare, gatime tradicionale dhe një ambient mikpritës ku ndihesh si në shtëpi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026