Shijaku 4 ditë pa ujë të pijshëm, banorët furnizohen me ujë të blerë

8 Shtator 2021 | 16:09

Një problem teknik ka bërë që Shijaku të mbetej katër ditë pa furnizim me ujë të pijshëm. Problemi u zgjidh sot, teksa banorët treguan për Euronews Albania se u detyruan të blejnë ujë privatisht dhe të furnizohen me bote.

“Tre ditë ndenjëm, enët pa larë, mbrëmë blemë ujin që i lamë. Jo vjen sot, jo vjen nesër… S’ka!” – thotë Bujar Metalla.

“është dita e katërt sot që ne jemi pa ujë. E kemi mbajtur lavatriçen me bidonë duke i hedhur ujë avash-avash, duke larë, duke shpëlarë.” – ankohet Zelie Hakeci.

Sipas banorëve 100 litra ujë për furnizimin e më pak se një boti u kushton 1,000 lekë.

“Ku ta çosh më parë atë bot uji, a të lash rrobat, shtëpitë, ku t’i marrësh, për 10 mijë lekë këta po punojnë 8 orë në punë,” – vijon banori.

Pas interesimit të Euronews Albania, rreth mesditës së të mërkurës, uji u rikthye. Sipas Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime Shijak, Ivo Doçi, shkak për mungesën e ujit ishte një problem teknik në stacionin kryesor në Fushë Prezë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026