Shiste drogë sintetike afër shkollave në Korçë, arrestohet 57-vjeçarja

23 Nëntor 2023 | 14:26

Një 57-vjeçare e cila shiste doza të drogës sintetike bonsai, në lokalin e saj në Korçë është arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Aktivitetin e jashtëligjshëm, ajo e ushtronte në afërsi të dy shkollave 9-vjeçare në Korçë.

Ndërkohë, policia ka bërë me dije se ka gjetur në banesën e saj fidanë kanabisi të kultivuar në vazo, doza kanabisi dhe mjete që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike. Të gjitha u sekuestruan.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Kontrolle intensive dhe punë operacionale e pandërprerë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”.

Goditet një tjetër rast i shitjes së dozave të lëndëve narkotike, afër shkollave, në ambiente që frekuentohen nga nxënësit.

Shiste doza të drogës sintetike bonsai, në lokalin e saj, vihet në pranga 57-vjeçarja.

Në banesën e kësaj shtetaseje, Policia gjeti fidanë kanabisi të kultivuar në vazo, doza kanabisi dhe mjete që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike.

Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike, fidanët narkotikë, 1 armë e ftohtë, 1 peshore elektronike dhe 1 grirëse për bimët narkotike.

Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetase që dyshohet se shiste lëndë narkotike në lokalin e saj, në qytetin e Korçës, organizuan punën për kapjen dhe vënien e saj përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja E. B., 57 vjeçe, banuese në Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin e kësaj shtetaseje, në lagjen nr. 17, Korçë, ku gjetën sasi cannabisi sintetik të llojit bonsai, të ndarë në doza dhe një shkop druri që plotësonte kushtet e armës së ftohtë. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjetën dy fidanë cannabis sativa të kultivuar në vazo, disa doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis, 1 peshore elektronike dhe 1 grirëse për bimët narkotike, të cilat u sekuestruan si provë materile, së bashku me ato që u gjetën në lokal.

Nga hetimet e kryera dyshohet se kjo shtetase ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Dozat e lëndëve narkotike që prodhonte në banesë, i shiste në lokalin e saj që ndodhej në afërsi të dy shkollave 9-vjeçare, në Korçë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të 23...
18:56 | 07/07/2026

Gjykata liron katër efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Verracakut

Katër efektivët e Njësisë së Sigurisë Kombëtare (FNSH), të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pas arratisjes së Hasan Verracakut nga masa e sigurisë...
18:40 | 07/07/2026

Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin

Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u mblodh Komisioni Teknik Këshillimor për masat ndaj sezonit të zjarreve ku u analizua situata e krijuar nga temperaturat...
18:05 | 07/07/2026