Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim (Emri)
Është arrestuar në flagrancë në Durrës 35-vjeçari Aldo Dhimitri. Ai Shiste doza lënde narkotike, në qytetin e Durrësit, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej nga Gjykata, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrolleve në banesën e tij u sekuestruan dhjetëra doza kanabisi dhe një peshore elektronike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Durrësit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Seventeen”.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u ndalua shtetasi A. Dh., 35 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës