Shitblerja e varreve në Tufinë, prokuroria jep pretencën për 5 të ndaluarit

28 Shkurt 2023 | 15:13

Prokuroria e Tiranës dha pretencën për 5 të pandehur për shitblerjen e varreve në Tufinë, njëri prej të cilëve për ndërtim të paligjshëm të një varri. Prokuroria kërkon dënimin me 2 vite burg të Gazmend Dajës me detyrë punonjës varrezave Tufinë pranë Agjensisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë. Ai akuzohet për korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim i reduktohet në 1 vit e katër muaj burg. Të njëjtën masë dënimi rrezikon edhe Latif Shehu, përgjegjës Sektori i Varrezave Tufinë në Agjensisë e Shërbimeve Funerale që dyshohet të ketë konsumuar veprat penale të shpërdorit të detyrës dhe korrupsion.  Alban Ajazi rrezikon dënimin me 1 vit e katër muaj burg, për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, ndërsa për Bujar Licën Prokuroria kërkoi përfundimisht 9 muaj burgim. Prokurori Bledar Valikaj kërkoi 4 muaj burg për Fatjon Gjonajn i cili po ndërtonte pa leje një varr familjar.

Për shkak se ai vijon studimet, prokuroria kërkoi pezullimin e dënimit dhe vënien në provë për një periudhe prej 8 muajsh. I pandehuri Eliodor Ndini, Drejtori i varrezave të Tufinës dhe Endri Milla po gjykohen në një proces të ndarë, pasi nuk kërkoi të përfitonte nga procedura e përshpejtuar. Sipas prokurorisë. Ndini në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026