Shitet libri i rrallë i Harry Potter për më shumë se 53,000 €
Botimii i parë i Harry Potter është shitur në ankand për më shumë se 45,000 £ (rreth 53,000 €).
Romani, “Harry Potter dhe Guri Filozofal”, u hodh në ankand në shtëpinë e ankandeve Lyon dhe Turnbull në Edinburg.
Kopja e librit të JK Roëling është një nga 500 të parat e shtypura në 1997; botuesit prodhuan vetëm një numër të vogël kopjesh për shkak të pasigurisë ndaj popullaritetit të saj.
Parashikohej të shitej nga 40,000 deri në 60,000 £, për shkak të disa gabimeve unike. Libri përfundimisht u shit për 45,201 £ (53,500 €), dhe përmban një gabim drejtshkrimor të ‘Filozofit’ në kopertinën e poshtme dhe ‘1 shkop’ është shkruar dy herë në faqen 53 në listën e pajisjeve.
Ajo u mor në Londër nga pronari i saj i mëparshëm dy dekada më parë në dyqanin e Kensington Church Street Shop të Adrian Harrington.
Libri jashtëzakonisht i rrallë është në një gjendje të shkëlqyer dhe mund të quhet ëndrra në çdo koleksionuesi të Harry Potter,” tha drejtuesja e librave dhe dorëshkrimeve.
LEXO GJITHASHTU:
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë