Shitet shtëpia e Dante Alighierit, atje ku poeti takoi për herë të parë Beatriçen
Shtëpia e poetit të madh Italian Dante Alighieri është shitur.
Rezidenca historike në Fiesole, afër Firences daton që prej shekullit të 13-të. Një pronë e cila i përkiste familjes së tij dhe më së shumti përdorej prej tyre si një shtëpi pushimi.
Emri i blerësit nuk është bërë ende i ditur, por kompania imobiliare Lionard Luxury Real Estate ka deklaruar se kjo pronë është shitur së fundmi, duke mos bërë publik as shifrën që është paguar për blerjen së kësaj ndërtese historike.
Sipas gazetës italiane “La Republica”, blerësi mendohet të jetë italian dhe marrë parasysh vlerën historike dhe arkitekturore të ndërtesës, shifra mund të ketë kapur disa miliona euro.
Ajo që ka shtuar gjithmonë edhe më shumë vëmendjen ndaj kësaj ndërtese është fakti se Dante Alighieri ka takuar për herë të parë të dashurën e tij, Beatriçen, pikërisht në këtë shtëpi.
E gjithë prona shtrihet në 1.2 hektarë tokë, 5000 metër2 prej të cilave një park i mrekullueshëm dimëror dhe një kopsht trëndafilash, 4900 m2 ullishte dhe 2100 m2 zonë e pyllëzuar.
Ndërsa ndërtesa dhe sipërfaqja e brendshme është e barabarte me 650 m2.
Fati i shtëpisë së Poetit të madh Dante Alighieri pas shitjes nuk dihet ende, por sipas hamendësimeve të para ajo mund të kthehet në një rezidencë luksoze.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:45 Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?