Shkaktoi aksident me emigrantë në makinë, kush është italiani që tenoi të arratisej
Ka rënë në prangat e Policisë shtetasi italian që shkaktoi aksidentin rrugor në Pogradec, teksa lëvizte me 13 emigrantë nga vendet e treta në makinë, të cilët i ndihmonte për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt përfitimit financiar.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se i arrestuar është 58-vjeçari italian, Massimo Compagnone.
Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në të.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë/Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Përplasi automjetin me të cilin po transportonte kundrejt fitimit, 13 emigrantë nga Vendet e Treta, me një automjet tjetër, dhe u largua nga vendngjarja, për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari (shtetas italian).
Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe 1 celular.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, goditën një tjetër rast. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi italian:
-M. C., 58 vjeç, banues në Itali.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe ato të Sektorit të Policisë Rrugore, në vendin e quajtur “Gurorja”, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, konstatuan automjetin tip “Volvo” që ishte përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Drejtuesi i automjetit tip “Volvo”, për të shmangur përgjegjësinë, ishte larguar nga vendi i aksidentit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjetën 13 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët nga hetimet e kryera, rezulton se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. C. iu kishte premtuar transportimin drejt BE-së, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Volvo” dhe 1 aparat celular.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
- 08:09 SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë