Shkaktoi aksidentin me 1 viktimë dhe 6 të plagosur, arrestohet 21-vjeçari

30 Maj 2023 | 12:14

Policia e Korçës ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin me një viktimë dhe 6 të plagosur një ditë më parë në aksin Korçë-Bilisht.

Në pranga u vu shtetasi Arelsi Shehu, 21 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin H. M., 58 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, dhe si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasja M. M., 46 vjeçe (pasagjere tek automjeti tip “Ford”), dhe janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve shtetasit H. M. dhe A. Sh., si dhe pasagjeret shtetaset L. F., 39 vjeçe, L. B., 49 vjeçe, V. Ç., 52 vjeçe, G. M., 41 vjeçe dhe E. M., 54 vjeçe, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026