Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Borsh, arrestohet 29-vjeçari

31 Korrik 2025 | 10:07

Policia ka arrestuar 29-vjeçarin Myfit Qejvani, drejtuesin e foristradës që shkaktoi aksidentin me dy viktima në fshatin turistik ë Borshit.

Sipas policisë, ai u ndalua në flagrancë pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, ku kanë gjetur vdekjen e menjëhershme çifti i bashkëshortëve që udhëtonin me furgon, shtetasit Kastriot Mehmeti, 66 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Donika Mehmeti Proda, 70 vjeçe.

I dëmtuar mbeti edhe Petrit Kapllanaj, pasagjer në automjetin me Qejvanin, i cili pësoi vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai, bashkë me drejtuesin e arrestuar, ndodhen ende në QSUT ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin e aksidentit të ndodhur më 30.05.2025, në rrugën e Plazhit, Borsh, ku humbën jetën dy shtetas dhe u plagosën dy të tjerë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi M. Q., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, që drejtohej nga shtetasi K. M., 66 vjeç, i cili së bashku me pasagjeren D. P., 70 vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi P. A., 23 vjeç, janë transportuar në QSUT, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, ku janë marrë disa vendime, një prej të...
16:39 | 26/06/2026

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026

Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar

Valët ekstreme të të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme punën në shumë vende të Evropës. Për këtë arsye, Konfederata Evropiane e...
15:50 | 26/06/2026