Shkaktuan zjarr me qëllim, Gjykata liron 4 të dyshuarit që ndezën zjarre në Berat

15 Gusht 2025 | 18:24

Zjarret në pjesë të ndryshme të territorit të vendit dogjën sipërfaqe të mëdha toke, duke përfshirë dhjetra shtëpi dhe qindra krerë bagëti. Por edhe pse policia ka arritur të arrestojë disa persona për zjarrvenie të qëllimshme, sërish Gjykata vendos masa të buta sigurie për ta. Këtë të premte në Berat u zhvillua masa e sigurisë për 4 persona të dyshuar për zjarrvënie. Për të gjithë Gjykata vendosi detyrim paraqitje.

Zaçe Merkaj, Shefqet Dodoveci, Safet Manaj dhe Lefter Begaj u përballën me drejtësinë, nën akuzën “Shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Gjyqtari Ervis Koxhaj vlerësoi një masë të butë për të akuzuarit, ndërkohë që dëmet e shkaktuara nga zjarrvënia në Gramsh dhe Delvinë krijuan një situatë të rëndë për mijëra banorë, të cilët humbën gjithcka kishin ndërtuar ndër vite.

Edhe një ditë më parë në Gjirokastër ndodhi e njëjta situatë, ku një person që akuzohej për zjarrvënie të qëllimshme në zonën e Tepelenës, Gjykata vendosi për të ‘arrest shtëpie’.

Këto raste tregojnë se forca e shtetit për të ndërgjegjësuar personat që shkaktojnë zjarre me vetëdije është e ulët dhe se keto masa mund të ndikojnë negativisht në të ardhmen për përhapjen e flakëve në zona të ndryshme, pasi dora e ligjit nuk godet mjaftueshëm shkaktarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026