Shkarkimi i Metës, Bushati dhe Haxhiu “përplasen” në Euronews Albania

3 Maj 2021 | 20:24

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend firmat e disa deputetëve për të ngritur një komision hetimor, i cili do hetojë Presidentin e Republikës, Ilir Meta me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën.

Kjo ishte njëra prej temave, ku dy analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan në studion e “Shock” në Euronews Albania.

Analisti Bushati theksoi se kjo çështje është “krijuar” nga mazhoranca për të fshehur problemet, të cilat u konstatuan në zgjedhjet  e 25 prillit.

“Pas farsës së 25 prillit edhe kjo farsë e dytë na duhet që për ta kthyer të gjithë skenën politike në një teatër kukullash. Një komision hetimor për të shkarkuar presidentin është fare i pavend. Këto komisionet parlamentare kanë histori qesharake në Shqipëri, pasi asnjëri nuk ka pjellë asgjë. Regjimi po e përdor këtë çështje për propagandë. Kjo bëhet për të hequr vëmendjen nga problemi i zgjedhjeve”, tha Bushati.

Për analistin Baton Haxhiu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në fushatë elektorale duke tejkaluar qartësisht kompetencat kushtetuese, dhe për këtë arsye ai duhet shkarkuar.

“Parlamenti nuk vendos për këtë, por ai kryen një akt të tij që deputetët të thonë me vota se presidenti ka shkelur Kushtetutën, dhe kjo do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo vendos nëse e ka shkelur. Kjo është rruga ligjore. Sa i përket rrugës politike presidenti nuk është dashur ta presë parlamentin, por duhej të ikte nga presidenca. Janë 5-6 akte të rënda. Ka dekretuar dhe ka zhdekretuar zgjedhjet. Ka marrë pjesë në fushatë, është e ndaluar. Ka pasur qëndrim kundër pozitës, është e ndaluar”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022