Shkarkimi i zv.kryetarit të Bashkisë Durrës, kryetarja e emëruar: Denoncoi çështje të pavërteta në media

11 Nëntor 2021 | 08:02

“Denoncoi çështje të pavërteta në media”. Kështu deklaroi në emisionin “Mirëmëngjes”, kryetarja e emëruar në Bashkinë Durrës, Emiriana Sako për shkarkimin nga detyra të zv. kryetarit të Bashkisë, Arbër Braho.

Znj. Sako sqaroi se kjo ka qenë arsyeja për shkarkimin e tij, duke nënvizuar se ky institucion është i hapur për të marrë informacionet e duhura.

“Sigurisht nënkryetari i Bashkisë ka folur në media ka bërë denoncime publike. Bashkia është një institucion i hapur, nuk është bunker, ku askush nuk merr asnjë informacion. Ne kemi bashkëpunime kërkesa të vazhdueshme nga qytetarë, nga gazetarë, kemi të drejtën e informimit, kemi bashkëqeverisjes, për të cilat japim përgjigje të vazhdueshme çdo ditë me dhjetëra shkresa. Bashkia nuk është një institucion i mbyllur”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi më tej se z. Braho duhet t’i bëjë denoncimet në institucionet përkatëse.

“Për këtë arsye, z. Braho ka folur në emër të institucionit për çështje të pavërteta. Është marrë vendimi që të lirohet nga detyra dhe të jetë i lirë të bëjë denoncimet përkatëse në institucionet përkatëse”, u shpreh ajo.

Kryetarja e emëruar, Emiriana Sako liroi nga detyra zv.kryetarin e bashkisë, Arbër Braho në datën 10 nëntor, por në shkresën e firmosur nuk dha asnjë arsye.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se vendimi ka ardhur pas përplasjeve që Braho ka pasur ditët e fundit me ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Ish-zv.kryetari i Bashkisë Durrës ka akuzuar Dakon për ndikim në vendimmarrjet e bashkisë si dhe për lidhje të tij me krimin e organizuar dhe mafien.

Djali i deputetit të Partisë Socialiste, Spartak Braho, mbante detyrën e zv.kryetarit të Bashkisë Durrës që prej vitit 2013.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022