Shkarkimi i Veliajt, Alimehmeti-socialistëve: Bashkëfajtorë, vjedhjet s’i bëri vetëm

23 Shtator 2025 | 17:23

Ilir Alimehmeti, anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, tha në mbledhjen e sotme kur pritet propozimi për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, se këshilltarët socialistë duhet të mbajnë pjesën e përgjegjësisë që u takon për ato që i quajti aferat e kryera nga Veliaj, përgjatë më shumë se 2 mandateve.

Alimehemti tha se Veliaj është një kapitull i mbyllur, por bashkëpunëtorët e tij mbeten përgjegjës.

“Vjedhjet Erion Veliaj nuk i ka bërë vetë, por duke bashkëpunuar me ju. Shkuat ju për të protestuar para SPAK për të kundërshtuar masën e arrestit ndaj Veliajt. Ju e  bëtë këtë që po bëni, vetëm pasi iu tha kryeministri. Veliaj është aty ku është për shkak të dëmeve financiare që ka bërë. Veliaj është kapitull i mbyllur dhe ai e di shumë mirë këtë. U mbyll në këtë formë, por ju jeni kapitull i hapur. Ju ishit elementi kontrollues i tij dhe nuk e bëtë punën tuaj”, tha Alimehmeti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026