“Shkatërron vendin”- Debate në seancë për pr.ligjin e privatizimit të pronave

16 Maj 2024 | 11:20

Projektligji për privatizimin e pronës shtetërore ka shkaktuar debate në nisje të seancës së kësaj të enjteje. Ishin deputetët e PD të cilët kërkuan që pr.ligji të hiqej nga rendi i ditës, kërkesë e cila u rrëzua nga maxhoranca socialiste.

Depuetetja Dhurata Çupi tha se ligji është anti-kushtetues dhe është bërë me qëllimin e vetëm nga qeveria për t’ia dhënë pronat shtetërore oligarkëve.

“Është një ligj antikushtetues, që shkatërron vendin. Po synoni në mënyrë abzuive që pronat shtetërore t’ia  jepni privatit, oligarkëve. Po kërkoni të jepni pronën publike tek Teatri dhe shumë prona te tjera. Zonja Kryetare e Kuvendit, ju kërkoj ta tërhiqni këtë ligj”, tha Çupi.

Edhe deputeti i PD Arbi Agalliu, kërkoi që pr.ligji të hiqet nga rendi i ditës dhe të hidhet për konsultim publik, pasi u vjen në shërbim vetëm klientëve të qeverisë.

“Janë amendamente që s’kanë kaluar konsultim publik. Keni futur javën e kaluar dy amendamente që ndryshojnë thelbin e këtij pr.ligji, duhet ta tërhiqni, ta kaloni në konsultim publik. Abuzim me pronat publike janë të tmerrshme”, tha ai.

Deputetëve demokratë iu përgjigj iniciuesi i këtij pr. ligji në radhët e socialistëve, Eduart Shalësi: “Unë jam iniciuesi i këtij propozimi. Çdo godinë shtetëror e do i jepet privatit. Ja u thash dhe atë ditë, në rastin më të mirë jeni e painformuar, në rastin më të keq me ligësi kërkoni të dezinformonani. Pse nuk qëndruar në komisionin e ligjeve teksa jepja argumente. Pse nuk dëgjove rastet kur qeveria e kaluar kishte shkëmbyer prona me privatin.  Synimet janë të qarta, po sanksionojmë një të drejtë që është në Kodin Civil, asgjë më shumë, asgjë më pak”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026