“Dëmtuat Kosovën”- Interpelanca në Kuvend për Srebrenicën, debat Shehu-Spiropali

16 Maj 2024 | 12:07

Në seancën plenare të kësaj të enjteje u mbajt në Kuvendin e Repulikës, interpelanca e thirrur nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, për gjenocidin serb në Srebrenicë.

Në mungesë të kryeministrit Rama, i cili ndodhet në samitin rajonal që po mbahet në Malin e Zi, Shehut iu përgjigj në interpelancë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Deputeti demokrat tha se qeveria shqiptare ka mbajtur pozicion të gabuar në raport me Kosovën, duke e vendosur atë në pozitë të vështirë dhe duke iu bashkuar nismave të Beogradit, si open Balkan, apo mini-shengeni.

“Ju zoti kryeministër ishit detyruar të braktisnit Kosovën, siç bëtë me shkëmbimin e territoreve Kosovë – Serbi, Minishengenin Ballkanit, Ballkanin e Hapur, tregun e tij të përbashket, megjithëse ishit promovuesi fortë i këtyre projekteve Vuçiçiane.

Të gjithë këto në thelb kishin jo vetëm ëndrrat e Serbisë së Madhe, Jogusllavisë së re, por edhe tentativën tuaj për ta paraqitur Vuçiçin si kampion të paqes.

Kjo politikë e juaja i ka kushtuar rëndë rolit të Shqipërisë në rajon dhe Kosovës vetë si vend i pavarur.

Qëndrimet tuaja kanë vendosur në pozicione të vështira Prishtinën dhe ndaj partnerëve tanë”, tha ai.

Në përgjigjen e saj Spiropali, tha se Partia Demokratike kërkon të bëjë politikë të brendshme mbi viktimat e Millosheviçit.

Ajo shtoi se qeveria shqiptare është në krah të Kosovës dhe apeli i vazhdueshëm i saj ka qenë që politika e Prishtinës dhe hapat që ajo ndërmerr të jenë në sinkronizim me aletatët dhe partnerët ndërkombëtar.

“Tirana jonë politike e sheh një pjesë të konsiderueshme të aktivitetit të saj në politikën e saj me sytë nga Prishtina duke u lutur edhe shpresuar që edhe Kosova dhe autoritetet e saj legjitime të harmonizojnë çdo hap me aletatët e përbashkët strategjik. Ne respektojmë vullnetin e autoriteteve të Kosovës në vendimmarrjen e tyre, por edhe nga ana tjetër mund të ndodhë që edhe ndonjë hap i tyre të mos jetë i sinkronizuar me hapat tonë, që i përsëris janë në harmoni me orkestrën e aleatëve tanë strategjikë.

Ne kuptojmë që përmes Shehut një segment nacional historik i politikës shqiptare kërkon të bëjë politikë të brendshme me viktima e vrasjeve, përdhunimeve, krimeve masive të Serbisë, të krijojë si afekt anësor jo vetëm në Prishtinë por edhe në Shqipëri pasojat e kësaj turbo-politike të tallavasë që në rastin më të mirë është naive dhe në një rast tjetër është dashakeqëse”, tha Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026